Hoxhaj takohet me ambasadorin gjerman

Hoxhaj takohet me ambasadorin gjerman

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Jörg Rohde.

Diskutuan për situatën politike në Kosovë pas rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit, përcjell Insajderi.

Hoxhaj garantoi ambasadorin gjerman në Kosovë se partia e tij të cilën e drejton “do t’i mbrojë vlerat demokratike”.

Shtoi se  “do ta mbikëqyrin realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Ai deklaroi po ashtu se Kosovës i duhet edhe më tej mbështetja ndërkombëtare, sidomos në rimëkëmbjen e ekonomisë, çështjet e sigurisë si dhe sundimin e ligjit. /Insajderi.com