Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia që ai përfaqëson do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, ekonomike dhe shëndetësore, njofton Insajderi.
Këto komente kryetari në detyrë i Partisë Demokratike i bëri nga Obiliqi, pamje nga ku janë publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook.
“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike”, ka shkruar Hoxha.
“PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme”, shtoi tutje ai. /Insajderi.com