Hoxhaj tregon kushtin e PAN-it për pjesëmarrje në seancë

Hoxhaj tregon kushtin e PAN-it për pjesëmarrje në seancë

Shefi i grupit parlamentar nga koalicioni PAN, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e partive politike ka treguar se kushti i këtij koalicioni për të marrë pjesë në seancë është koordinimi me të gjitha partitë e jo sipas tij me vendime individuale.

“Në atë momentin që respektohet vullneti politik dhe jo ai individual dhe nëse nuk respektohet vullneti politik per kohen se kur do të mbahet seanca ne nuk marrim pjesë, dhe ju mund të vazhdoni në pafundësi me takime të tilla”, ka thënë Hoxhaj, shkruan Insajderi.

Hoxhaj ka thënë se vetëm në momentin kur do të ketë koordinim mes partive politike Haradinaj do të propozohet për kryeministër dhe Veseli për kryeparlamentar.

“Ky vend ka nevojë që politikën e bllokadës ta zëvendësoj me politik të dialogut, ju e dini se ne kemi disa obligime nga faktorët ndërkombëtarë që duhet të përmbushën me opozitën.  Në atë moment që ne flasim dhe koordinohemi për takimin ne e kandidojmë Haradinajn për kryeministër dhe Veselin për kryeparlamentar atëherë shihet se kush e ka shumicë”, ka deklaruar Hoxhaj./Insajderi.com