Hoxhaj u premton mjekëve dhe infermierëve rritje të pagave për 30%

Hoxhaj u premton mjekëve dhe infermierëve rritje të pagave për 30%

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar mjekëve dhe infermierëve se do t’u rriten pagat për 30 përqind që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së, njofton Insajderi.

Këtë premtim Hoxhaj e ka bërë gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë.

Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së. Të gjithë do të trajtohen dinjitetshëm me PDK-në! #Rimëkëmbje”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook./Insajderi.com