Hoxhaj uron Fitër Bajramin

Hoxhaj uron Fitër Bajramin

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

“Urime të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit. Qoftë kjo një ditë e bekuar, bashkimit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo festë fetare vjen pas agjërrimit një mujor që myslimanët kryejnë si njërën nga pesë shtyllat e Islamit.

Krerët e shtetit si dhe liderë opozitarë kanë uruar për këtë ditë. /Insajderi.com