Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se përveç urimeve duhet lutur edhe për popullin dhe shtetin.
“Gëzuar e për shumë mot Pashkët. Në këtë Ditë të Bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin tone”, ka shkruar ai.
“Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira”. /Insajderi.com