Hoxhaj uron Ramën

Hoxhaj uron Ramën

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Edi Ramën për fitoren e tretë radhazi në Shqipëri, duke e cilësuar fitore edhe të Shqipërisë.

“E uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët. Suksese Edi. Urime Shqipëri!” – ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ramën e ka uruar edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

“Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri tregojnë për një fitore të Partisë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Uroj popullin shqiptar për një proces të qetë demokratik. Uroj fituesin zgjedhjeve, kryemistrin e Shqipërisë dhe mikun tim Edi Rama për rezultatin e arritur! Gjithashtu uroj edhe partitë tjera për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, ka shkruar Limaj./Insajderi.com