Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar sekretarin e ri të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, Antony Blinken, njofton Insajderi.
Hoxhaj ka uruar që Kosova e SHBA të punojnë bashkë për ta çuar shtetin tonë lartë në arenën ndërkombëtare.
Ai përmendi edhe mundësinë që Kosova të anëtarësohet në NATO.
“Urime Antony Blinken, për konfirmimin nga Senati si Sekretar i ri i Shtetit! Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe në NATO si një anëtare e plotë. Aleanca është forcë lëvizëse për orientimin euro-atlantik të rajonit.”, ka shkruar ai në Twitter. /Insajderi.com