Hoxhaj: Vdekja e Alois Mock humbje e madhe për diplomacinë

Hoxhaj: Vdekja e Alois Mock humbje e madhe për diplomacinë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur pikëllimin për vdekjen e ish-ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock.

Në reagimin në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se vdekja e Mock është humbje e madhe për diplomacinë botërore. Ai ka theksuar mbështetjen dhe miqësinë e madhe të Kosovës me tashmë të ndjerin Alois Mock.

Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e ish-ministrit Austriak.

“Humbje e madhe për diplomacinë: miku dhe mbështetësi i Kosovës, ish-ministri i Jashtëm i Austrisë, Alois Mock, ka vdekur. Ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.