Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj, ka shkuar sot për një vizitë tek shtëpia e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, njofto Insajderi.
Hoxhaj theksoi se mungesa e Veselit në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patritoik, param gjatë dhe pas luftës.
“Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.
Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij.
Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”./Insajderi.com