Hoxhaj: Zgjedhjet treguan se Kosova ka demokraci të konsoliduar

Hoxhaj: Zgjedhjet treguan se Kosova ka demokraci të konsoliduar

“Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pjekuria politike e partive tregon që Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, karshi vendeve të rajonit”.

Kështu ka deklaruar kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një takimi me takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog ka inkurajuar PDK-në që të jetë një opozitë konstruktive.

Në këtë takim pos tjerash është diskutuar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e dialogut Kosovë – Serbi. /Insajderi.com