Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin Bob Dole, përmes së cilës e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar popullit të Kosovës, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj bisede, Hoxhaj ka thënë se e ka siguruar Dole-n se si kryeministër i ardhshëm do të përkushtohet në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Amerikë.
“Kisha kënaqësinë dhe nderin që gjatë një bashkëbisedimi shumë të mirë t’i uroj Vitin e Ri mikut të madh të Kosovës, ish kandidatit për president të SHBA-ve, senatorit Bob Dole. Edhe këtë herë, sikur gjatë gjithë jetës së tij, senatori Dole shprehu dashurinë e tij të madhe për Kosovën dhe urimin që të kemi një vit sa më të mbarë dhe me më shumë prosperitet”.
“E falënderova përzemërsisht senatorin Dole për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës. Si kryeministër i ardhshëm e sigurova atë se, edhe në sfidat dhe proceset e ardhshme, përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit tonë, do të jetë forcimi i partneritetit strategjik në mes të dy vendeve tona. Aty ku është Amerika është edhe Kosova!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com
Kisha kënaqësinë dhe nderin që gjatë një bashkëbisedimi shumë të mirë t’i uroj Vitin e Ri mikut të madh të…
Posted by Enver Hoxhaj on Monday, January 4, 2021