Hoxhë Fatmir Latifaj kryen me sukses operacionin në zemër

Hoxhë Fatmir Latifaj kryen me sukses operacionin në zemër

Hoxha i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka deklaruar se e ka kaluar me sukses operacionin.

Latifaj, ditë më parë njoftoi se do të operohet për një problem në zemër, njofton Insajderi.

“Falë Zotit pastaj ndërhyrjes së mjekut dhe stafit të tij e kalova me sukses edhe këtë sprovë, ku pas disa ditëve të rehabilitimit do t’i kthehem Kosovës tonë të dashur”, ka shkruar ai.

Imami njihet për deklaratat të cilat kanë bërë bujë në opinionin publik.

Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com