
Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Adrijana Hoxhiqit, e cila tani mbetë jashtë kuvendit, njofton Insajderi.
Supremja ka konstatuar se është e pranueshme gjendja faktike e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se nga provat në shkresat e lëndës është provuar se numri i votave të fituara nga subjekti politik, Ujedinjina Zajednica – Adrijana Hoxhiq, nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ajo ka konkuruar.
“Nga provat që ka siguruar Paneli, nga raporti i OSBE, ka rezultuar se numri i banorëve të komunitetit boshnjak në komunat veriore është si vijon: Mitrovicë e Veriut 1,000 banorë, Zvecan 300, Zubin Potok nuk ka, Leposavic 350 banorë, ndërsa numri i votave për komunitetin boshnjak në këto Komuna është në disproporcion me numrin e banorëve në masë të theksuar”, thuhet nga Supremja.
Në tërësi, Adrijana Hoxhiqit, i janë anuluar 2276 fletëvotime ndërkaq pjesërisht i janë pranuar 1.929 fletëvotime.
Ndërsa, në rezultatet preliminare ka marrë 5183 vota, nga fletëvotimet e anuluara për partinë e saj figurojnë gjithsej 4205, që ia pamundësojnë futjen në Kuvend. /Insajderi.com