HTC 10: Telefoni që mund të matet me më të mirët e Samsung

HTC 10: Telefoni që mund të matet me më të mirët e Samsung

HTC-ja, dikur një kampion në tregun e telefonëve inteligjente, ka çaluar vitet e fundit me produkte të cilat linin për të dëshiruar në shumë aspekte. Por në 10 vjetorin e themelimit të kompanisë, a ja ka arritur HTC të thyejë tabutë e së kaluarës me HTC 10?

Metal prapa, Xham përpara

Ndërtimi i pjesës së pasme të HTC 10 është ai që mund të prisni nga çdo telefon i rangut të lartë karakterizuar nga një trup alumini me skaje të lëmuara që variojnë nga 3 mm deri në 9 mm trashësi duke të dhënë ndjesinë e një telefoni shumë më të hollë sesa duket.

Pjesa frontale është e gjitha e zhytur në xham e cila përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve në fund dhe një kamër selfie në krye. Ato që mungojnë janë bokset frontale dhe logoja HTC prezente në modelet One M7, M8 dhe M9. Skaneri i shenjave të gishtërinjve kryen funksionin edhe një butoni “Home”.

HTC 10 peshon 161 gram dhe është 9 mm i trashë në pikën më të thellë duke e bërë kështu një telefon me të vërtetë të rëndë dhe trashë. Google Nexue 5X dhe Samsung Galaxy S7 kanë një trashësi prej 7.9 mm dhe peshojnë 136 gram dhe 152 gram respektivisht. Telefoni është solid dhe i ndërtuar mirë por që i mungon ajo ndjesia e luksit të One M8, njofton pcëorld.al

Ekrani 5.2 inç quad HD LCD është i pastër dhe i thellë por i paaftë të matet me ekranin OLED të Galaxy S7-tës.

Specifikat

Ekrani: 5.2 inç full quad HD LCD 564ppi
Proçesori: katër bërthamësh Snapdragon 820
RAM-i: 4GB RAM
Memorja e brendshme: 32GB + microSD
Sistemi Operativ: Android 6.0 me HTC Sense
Kamera: 12 Ultra Pixel e pasme dhe 5 megapiksel frontale, që të dyja me stabilizim optik