Është hedhur poshtë aktakuza ndaj nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Ajo akuzohej për “që e kishte penguar një polic nëntorin e vitit 2015, pasi ai se kishte lejuar të kalonte në një rrugë të bllokuar”.
Vendimin për hedhjen poshtë të aktakuzës e mori Gjykata Themelore në Prishtinë.
Një vendim të tillë kjo gjykatë rezulton se e ka nxjerrë më 30 shtator të vitit 2020, raporton Betimi në Drejtësi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 17 nëntor 2017, kishte ngritur aktakuzë ndaj Bogujevcit se kishte insistuar që me çdo kusht të kalonte në rrugën “Migjeni” në Prishtinë edhe pse ishte njoftuar nga zyrtarët policorë që kjo rrugë ishte e bllokuar dhe e njëjta nuk mund të kalonte.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pasi e akuzuara i kishte pyetur zyrtarët policorë se a mund të kalonte në atë pjesë edhe pse ishte njoftuar se nuk mund të kalonte, ajo megjithatë kishte insistuar që me çdo kusht të kalonte, me ç’rast policin, tani të dëmtuarin Ilir Rexha, e kishte penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. /Insajderi.com