Hulumtimi i televizionit zvicerian për shpërbërjen e “Lidhjes së Zvicrës”

Akuza ndaj ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, nuk jep dritë të mirë për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Syla bën pjesë në të ashtuquajturën “Swiss Connection” (Lidhja Zvicerane - që i referohet gjeneratës së politikanëve kosovar që nga Zvicra janë bërë drejtuesit kryesor të UÇK-së). Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli janë disa prej ish-drejtuesve të UÇK-së që në vitet e nëntëdhjeta kanë organizuar mërgatën zvicerane për rezistencën ndaj Serbisë. Televizioni publik zvicerian sjellë një dokumentar mbi Azem Sylën dhe lidhjen e tij.

Hulumtimi i televizionit zvicerian për shpërbërjen e “Lidhjes së Zvicrës”

Partnerët e vjetër e kanë braktisur qe një kohë të gjatë Azem Sylën. Ata gjenden në kampanja zgjedhore. Fundjavën e ardhshme, një aleancë e ish-komandantëve të UÇK-së duan të fitojnë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Ata nuk duan të kenë të bëjnë asgjë me rrjetin e dyshuar të mafies së Sylës. Ish-shoqëruesi i tyre pret në burg për gjykimin e tij.

Sipas akuzave të misionit të EULEX-it, ai ka përdorur paratë e ndihmave sociale nga kantoni i Solothurnit si një kapital fillestar për një organizatë kriminale, ka raportuar Rundschau, shkruan SRF.

Edhe Zvicra është mbështetur në “Swiss Connection”

Por edhe pjesa tjetër e “Swiss Connection” është gjithashtu e dyshuar për përfshirje në korrupsion, krim të organizuar, por edhe për krime lufte. Një gjykatë speciale në Hagë do të hulumtojë pretendimet dhe thashethemet për vitet 1998 deri në 2000, të iniciuar përmes një raporti të Këshillit të Evropës nga Dick Marty për trafikim të mundshëm të organeve të kundërshtarëve të luftës të rrëmbyer.

Në fokus: elita e UÇK-së rreth presidentit Hashim Thaçi. Në raportin e tij kontrovers, Marty gjithashtu përmend emrat e Xhavit Halitit, kryetarit të partisë së Thaçit Kadri Veseli, dhe ish-shefin e shtabit të përgjithshëm, Azem Syla.

Marty kritikon edhe komunitetin ndërkombëtar. Pas tërheqjes së shtetit serb në vitin 1999, UNO (UNMIK) kishte marrë përgjegjësinë.

Në atë kohë, ai u ishte referuar ish-luftëtarëve të rezistencës së UÇK-së, e cila ishte formuar më parë në mërgatën zvicerane. “Swiss Connection”, si mediat kosovare e përshkruajnë ambientin përreth presidentit Thaçi. Me mbështetjen e Washingtonit – dhe ish drejtorin e EDA, Michelin Calmy-Rey, udhëhoqën bashkëluftëtarët në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Legjitimiteti përmes rezistencës

Këshilltari Tim Guildmann, në atë kohë, si një misionarë i OSBE-së, ishte dëshmitar i fuqisë së “Swiss Connection” për së afërmi. Në vitin 1999, UNMIK mori qeverisjen në kaos, ka analizuar “Rundschau”: “Është e qartë që njerëzit bazohen në njerëz të cilët kanë marrë pjesë në lëvizjen e rezistencës, të cilët kanë rolet e tyre – mënyra ilegale për të marrë para dhe armë për rezistencën e tyre”. Zvicrës i ka ikur përgatitja e këtyre njerëzve për detyrat e tyre si elita e së ardhmes.

Megjithatë, “Swiss Connection” gjithashtu shkon kundër erës edhe në Kosovë. Gazetari i pavarur Vehbi Kajtazi ka publikuar artikuj në portalin hulumtues Insajderi nga Prishtina kundër ish-heronjëve të luftës. Për këtë duhet guxim, ka thënë ai në “Rundschau”.

UÇK-ja pas luftës i kishte dhënë legjitimitet dhe fuqi vetes – dhe kishte justifikuar të bëmat e tyre me liri: “Kur dikush proteston, ata thonë: ‘Ne ua kemi shpëtuar bythën’. Ata me këtë duan të thonë, që duhet të tolerojmë gjithçka. Kjo është e papranueshme”.

Rebelimi i “evropianëve të rinj”

Fshehtësi dhe besnikëri absolute: komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë përdorur ligjet e vjetra të fshatrave të tyre për të formuar rezistencën ndaj regjimit të fuqishëm serb. Është e vetëkuptueshme, “Swiss Connection” kishte hyrë në politikë, shumë nga gjeneratat më të reja në Kosovë janë të inatosur. Ata janë ngopur me Ballkanin e vjetër patriarkal dhe nacionalist, shkruan një përfaqësuese e opozitës kosovare në Zvicër në një deklaratë: “Ne duam të hyjmë në një botë të re, larg korrupsionit dhe nacionalizmit”. Elita e konsideron shtetin si pronë të saj.

Këtë fundjavë, zgjedhjet parlamentare do të mbahen mes partive të UÇK-së dhe lëvizjes opozitare Vetëvendosje. Kjo konsiderohet kontroverse sepse ajo dëshiron të zbatojnë një referendum për një Shqipëri të Madhe. Një rebelim i “evropianëve të rinj” në kutitë e votimeve, si kosovarët e quajnë veten në shtetin e ri, është në sferën e se çfarë është e mundshme – dhe solli situatën në Ballkan të tundet. Shumë kosovarë janë ngopur me storie të figurave të dyshuara të mafias si Azem Syla.