Humb jetën 4 vjeçari pasi bie në pusin e oborrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Matit. Policia bën me dije se një fëmijë 4 vjeçar ka humbur jetën, pasi ra në pusin e ujit.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së djeshme.

Njoftimi i policisë

Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri  L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe  duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.