Humb jetën një person në Istog si pasojë e një aksidenti

Humb jetën një person në Istog si pasojë e një aksidenti

Policia njofton se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një autobusi në Istog.

Po ashtu si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe pesë pasagjerë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion ndërsa është arrestuar një i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com