Humb jetën pasi prek telat e rrymës derisa punonte në ndërtimin e pllakës së shtëpisë

Humb jetën pasi prek telat e rrymës derisa punonte në ndërtimin e pllakës së shtëpisë

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar se ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Peqan të Suharekës.

Raportohet se një mashkull shqiptar, derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një pllake të shtëpisë, ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKMF-Suharekë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.