Humbën zgjedhjet, thonë se rotacioni i partive është i nevojshëm në një vend demokratik

Humbën zgjedhjet, thonë se rotacioni i partive është i nevojshëm në një vend demokratik

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka thënë se përkundër që kanë dalë të tretët në zgjedhje, PDK përsëri është rritur në nivel vendi.

“Përkundër qeverisjes së gjatë, jemi rritur”, ka thënë Krasniqi në Pressing, shkruan Insajderi.

“Kemi arritur të mbajmë bazën lojale të votuesve të partisë për të cilën jemi të kënaqur. Kjo është hera e parë në histori që kemi dalë të tretët në zgjedhje. Në Dukagjin nuk kemi arritur të shtrihemi dhe do të kërkojmë të rritemi në atë rajon. Edhe në Anamoravë mund të rritemi ende. Ndërkohë në komunat e Skenderajit dhe Drenasit kemi numër optimal të votave”.

Tutje Krasniqi shton se një rotacion është i nevojshëm në çdo vend demokratik dhe qytetarët kanë dashur ndryshimin.

“Rotacionin e shoh të nevojshëm për një vend demokratik. Ndryshimi është i nevojshëm mirëpo ndryshimi nuk është gjithmonë i mirë”./GazetaInsajderi/