Humbi nënën nga Coronavirusi, familjarët presin çdo ditë të dera e spitalit

Humbi nënën nga Coronavirusi, familjarët presin çdo ditë të dera e spitalit

Policia po qëndron në hyrje të një spitali dhe nuk po lejon qytetarët të hyjnë brenda rrethimit të Sanatoriumit të Tiranës, ku ditë më parë një 29 vjeçar nga Durrësi I cili po trajtohej për COVID-19, vdiq duke u hedhur nga kati i tretë.

Që nga ajo ditë, njësitë policore po qëndrojnë në hyrje të spitali dhe nuk lejon qytetarët që të hyjnë brenda rrethimit të Sanatoriumit.

Ndryshe nga më parë kur qytetarët ushqimet për familjarët e tyre i dërgonin në hyrje të godinës, tashmë ata detyrohen që t’i japin ushqimet nga kjo dritare. Për çdo qese apo pako me ushqime ata duhet të japin emrin e familjarit të tyre si edhe numrin e dhomës. Pritja e familjarëve jashtë spitalit nuk është aspak e lehtë. Dikush mund të marrë një lajm të mirë për të afërmin e tyre, ndërsa për të tjerë mund të vijnë edhe lajme të hidhur.

Një qytetare i tregoi Top Channel-it, se si ishte njoftuar për humbjen e nënën se saj në përballje me Coronavirusin.

Ndërkaq, jo zyrtarisht Top Channel ka mësuar se një vajze e re me sindromën Doën e humbi betejën me COVID-19, paraditen e kësaj të hëne. Ajo ishte shtruar në spitalin COVID 1, një ditë më parë. /Insajderi.com