Hungaria fton studentët kosovarë të aplikojnë për bursa

Hungaria fton studentët kosovarë të aplikojnë për bursa

Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka njoftuar studentët e interesuar se kanë hapur afatin për aplikim në lidhje me bursa të nivelit bachelor dhe master.

50 bursa janë në dispozicion për studentët e Kosovës.

“Ambasada Hungareze në Prishtinë, njofton studentet dhe te interesuarit se periudha e aplikimit për programin e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2019/2020 ka filluar. 50 bursa janë në dispozicion për studentët e Republikës së Kosovës –në programet Bachelor, Master dhe PhD”, thuhet në njoftim.

Kjo është komunikata e plotë:

Thirrje për Aplikim për Programin e Bursave Stipendium Hungaricum për vitin

akademik 2019/2020!

Të nderuar Studentë, Mësues dhe Prindër!

Ambasada Hungareze në Prishtinë, njofton studentet dhe te interesuarit se periudha e
aplikimit për programin e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2019/2020 ka
filluar.

50 bursa janë në dispozicion për studentët e Republikës së Kosovës –në programet Bachelor,
Master dhe PhD.

Na lejoni te ju njoftojm se 120 studentë nga Republika e Kosovës tanime studiojnë në
Hungari, dhe më shumë studentë mund t'i bashkohen atyre.

Cka është e rëndësishëm për të gjithë studentët që aplikacioni duhet të bëhet online dhe vetëm
nëpërmjet PC ose Tablet, dhe JO me SMART PHONE.

Afati i fundit për aplikim është 15 Janar 2019!
Në vijim ju lutem gjeni faqen e internetit në vijim:

www.stipendiumhungaricum.hu