
Presidentja, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze – aty Osmani mori mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave.
Osmani falënderoi ambasadorin për letrën e urimit të cilën ia ka dërguar Presidenti hungarez, Janos Ader.
U diskutuan çështje nga më të ndryshmet që lidhen me integrimet evropiane, sigurinë, ekonominë, arsimin.
Për sa i përket arsimit, Osmani kërkoi që studentët kosovarë të kenë më shumë bursa të studiojnë në Hungari.
Si në çdo takim zyrtar tashmë, Osmani shprehi edhe nevojën e Kosovës për të siguruar vaksina anti-COVID. /Insajderi.com