Huti “pozon” për kamerën e sigurisë (Video)

Huti “pozon” për kamerën e sigurisë (Video)

Me 3 janar në një regjistrim të kamerës së një autostrade në Quebec të Kanadasë, është kapur një hut i cili ka kaluar para kamerës.

Por, ky nuk është një hut i zakonshëm. Hut i dimrit apo i borës siç quhet, ka qenë pak më ndryshe se të tjerët, raporton Insajderi.

Ajo që e tërheq edhe më shumë vëmendjen, është fakti se ai i ka drejtuar sytë duke shikuar direkt në kamerë, sikur ta kishte mësuar dikush.

Mendohet që me shumë gjasë ai po shikonte që të stabilizohej dhe ta bëjë vendin e tij diku prapa kamerës./Insajderi.

https://www.youtube.com/watch?v=oNODUBFVl_Q