Masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës ditë më parë, kanë hyrë në fuqi sot, 20 gusht.
Këto masa do të jenë në fuqi deri më 1 shtator.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen dasmat dhe ahengjet e tjera familjare.
Me masat e reja ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.
Shërbimet e gastronomisë përfshirë restorantet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Në hapësirat e mbyllura lejohet veprimtari deri në 50% e kapacitetit
të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.
Ndërsa, operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës
Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.
Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.
Të gjitha masat i gjeni Këtu./INSAJDERI.com