Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Sot, 30 gusht, kanë hyrë në fuqi masat e reja të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dy ditë më parë. Ato do të jenë në fuqi deri më 13 shtator.

Këto masa janë ndërmarrë pasi situata me pandeminë në vend është përkeqësuar javët e fundit. Vetëm të dielën, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 viktima si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Masat kryesore parashohin që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator.

Tani qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi PCR i 72 orëve të fundit apo ai serologjik i 30 ditëve të fundit, pavarësisht shtetësisë së tyre. Në të kundërtën, ata duhet të nënshkruajnë deklaratën nën betim e të vetizolohen për 7 ditë.

Gastronomisë i është kufizuar orari i punës. Ajo do të punojë vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

Është kufizuar edhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00.

Ndërsa bartja e maskës është bërë obligative edhe kur ecni vetëm.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka quajtur të domosdoshme shtrëngimin e masave. Ai s’ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

Të gjitha masat mund t’i gjeni KËTU./Insajderi.com