Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqjen nga pozita e ministres së Financave, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bajrami në një prononcim për Insajderi-n.
Ajo ka njoftuar se dorëheqja ka ardhur për arsye personale, ndërsa ka mohuar se ka dhënë dorëheqje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Po është e vërtetë që me kërkesën time jam liruar nga pozita e ministres në detyrë, për arsye personale. Por, nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje edhe nga LDK-ja”, ka thënë ajo./Insajderi.com