Hykmete Bajrami ka një njoftim për ata që nuk përfituan nga masa 3a herën e parë

Hykmete Bajrami ka një njoftim për ata që nuk përfituan nga masa 3a herën e parë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona do të marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë.

Ajo ka thënë se kjo tërheqje mund të bëhen nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave.

Bajrami ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet shëndetësore gjatë kohës sa tërheqin mjetet financiare.

Qeveria e Kosovës ka filluar shpërndarjen e mjeteve financiare për qytetarët shkak i rrethanave të krijuara nga virusi COVID-19. /Insajderi.com/

Postimi i plotë: