Hykmete Bajrami njofton se sot janë kryer pagesat për pjesën tjetër të punëtorëve

Hykmete Bajrami njofton se sot janë kryer pagesat për pjesën tjetër të punëtorëve

Ministrja e Financave dhe Trasferve, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se gjatë ditës së sotshme janë kryer pagesat për pjesën e dytë të punëtorëve nga masa 3a, njofton Insjaderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Bajrami, në profilin e saj në Facebook, ku ka shtuar se prej kësaj mase do të përfitojnë 53,248 njerëz me shumë totale 9,446,560.00 €.

Më pas Bajrami ka shtuar edhe stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Ekzekutimi i mjeteve financiare të kryera dje dhe sot, është pakoja e dytë emergjentë në shërbim të qytetarëve, pas asaj të parës e cila ishte ekzekutuar gjatë kohës së Qeverisë Kurti./Insajderi.com