Hykmete Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Hykmete Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, duke uruar festen e Kurban Bajramit, ka bërë edhe një porosi për qytetarët e Kosovës, që të festojnë më ndryshe për shkak te gjendjes me Covid-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Bajrami ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat shëndetësore në mënyrë që të luftohet pandemia Covid-19.

“Një pjesë e qytetarëve të Kosovës po e presin festën e sakrificës, Kurban Bajramin, pa një pjesë të familjarëve të tyre që kanë humbur jetën nga COVID-19. Qindra të tjerë po përballen me këtë sëmundje të panjohur nëpër spitalet tona”, shkruan ajo.

Prandaj, kërkoj prej secilit qytetar, prej secilës grua dhe burrë, secilit prind që të shtoni kujdesin dhe të festojnë Bajramin duke respektuar këshillat shëndetësore për të luftuar COVID-19”.

Më pas Bajrami ka thënë se populli i Kosovës ka ditur që të sakrifikojë edhe në të kaluarën duke ja dal mirë e mbarë, prandaj edhe në këtë kohë pandemie, duhet të luftohet dhe te lutemi që kjo gjendje të kalojë sa më parë./Insajderi.com