"Secila luftë kohën e vet"

Hykmete Bajrami: Ta rimëkëmbim ekonominë, pastaj luftë politike

Hykmete Bajrami: Ta rimëkëmbim ekonominë, pastaj luftë politike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, edhe një herë ka bërë thirrje që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos shtyjnë votimin për rishikimin e buxhetit e marrëveshjet ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Në rrjetin e saj social në Facebook, Bajrami ka thënë se se i gjithë fokusi duhet të jetë në rimëkëmbjen ekonomike.

Në lidhje me kritikat që i janë bërë asaj për mos ndërhyrje në incidentin e deputetit Xhavit Uka, ajo ka thënë se fokusi im është vetëm te rimëkëmbja ekonomike.

“E vetmja përplasje, e vetmja brengë, i vetmi angazhim i imi në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve. Jam dakord plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku bëhet thirrje të gjithëve që mos të përdoret Parlamenti për sulme personale. Kushdo që ka pritur që unë të hyj në mes të deputetëve kur ata fjalosen e acarohen ka pasur pritje të gabuara. Situata të tilla janë të papranueshme dhe duhet të adresohen aty ku e kanë vendin e jo në adresën time. Jam Ministre e Financave dhe i gjithë fokusi im është te adresimi i problemeve ekonomike të qytetarëve, të bizneseve, të atyre që po mbesin për çdo ditë pa punë shkaku i pandemisë”

Më pas Bajrmi ka shtuar se politikanët kanë mjaftë kohë për luftë politike dhe zgjidhje të problemeve personale, vetëm pas shteti të rimëkëmbet ekonomikisht dhe nga pandemia.

“Qytetarët po humbin për çdo ditë me secilën shtyrje që po u bëhet punëve në Parlament. Prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te shtyrja e rishikimit të Buxhetit. T’i lëmë pak inatet personale dhe të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike. Do të kemi kohë për luftë politike dhe qërim të hesapeve personale kur shteti të rimëkëmbet nga pandemia. Deri atëherë ruajeni shëndetin”.

Të premten ministrja bajrami ka treguar arsyet e saj se përse është me rëndësi të votohet projektligji për rishikimin e buxhetit./Insajderi.com