Partia Demokratike e Kosovës po kërkon dorëheqje nga Hykmete Bajrami, pas skandalit me transaksio" />

Hykmete Bajramit i kërkohet dorëheqja, por ajo po mendon për diçka tjetër

Ministria e Financave nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mendon vetëm për "luftimin e hajnave" që vodhën eurot e shtetit. Derisa nga ana tjetër partitë në opozitë po ia kërkojnë dorëheqjen.

Hykmete Bajramit i kërkohet dorëheqja, por ajo po mendon për diçka tjetër

Derisa partitë opozitare si Partia Demokratike e Kosovës po kërkon dorëheqje nga Hykmete Bajrami, pas skandalit me transaksionet e dyshimta në Dhomën e Thesarit ku u vodhën dy milionë euro, ajo thotë se po mendon për diçka krejt tjetër.

“Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: Luftimin e Hajnave, kudoqofshin, kushdoqofshin, dhe të kujtdoqofshin”, shkruan Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo premton se “Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit”.

Ministria e Financave ka njoftuar edhe se “do të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave”.

Bajrami ka dhënë informacione edhe për keqbërësit e dyshuar.

“Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”./Insajderi.com