
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në një takim drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno, ku u diskutua për programin e rimëkëmbjes ekonomike të Qeverisë së Kosovës
Poashtu u diskutua edhe avancimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në projekte të ndryshme ekonomike.
Ministrja Bajrami e falënderoi, USAI-n për mbështetja të vazhdueshme, njëkohësisht Bajrami e informoi, Magnon për punën e ministrisë që ajo drejton në adresimin e sfidave rreth rimëkëmjes ekonomike.
“Lisa Magno, uroi ministren Bajrami për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave në fushën e menaxhimit të financave publike, si dhe në tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19” thuhet në komunikatë. /Insajderi/