Hyri me forcë në një kompani dhe vodhi para – arrestohet i dyshuari

Hyri me forcë në një kompani dhe vodhi para – arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari K-Shqiptar pasi që ka hyrë me forcë në hapësirat e një kompanie private.

Policia njofton se i arrestuari ka vjedhur para në ambientet  e kompanisë. Rasti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit.

“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se i njëjti ka depërtuar me forcë në ambientet e një kompanie private, prej ku ka vjedhur para”, sipas raportit të Policisë.

I arrestuari sipas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje./ Insajderi.com