
Policia e Kosovës ka njoftuar së të enjten rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer.
Personi i dyshuar E.H. është 20 vjeçar dhe dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.
“Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com