Hysen Durmishi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Hysen Durmishi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Ish-shefi i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ka zënë vend në kabinetin qeveritar, njofton Insajderi.

Ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar të kompletojë stafin politik të ministrive pas votimit në Kuvendin e Kosovës më 22 mars.

Hysen Durmishi mori post ekzekutiv, duke u emëruar si zëvendësministër i Infrastrukturës.

Ministër i Infrastrukturës është caktuar Liburn Aliu. /Insajderi.com