Hyseni i PSD-së: Osmani është midis LDK-së dhe VV-së, varësisht se çka shitet në opinionin publik

Hyseni i PSD-së: Osmani është midis LDK-së dhe VV-së, varësisht se çka shitet në opinionin publik

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, e ka kritikuar vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për pjesëmarrjen e saj në seancën ku pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente të Kosovës, njofton Insajderi.

Hyseni në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova, ka thënë se ideologjikisht Vjosa Osmani, nuk është as me LDK-në dhe as me VV-në, sipas tij, Osmani është diku në mes edhe me Lidhjen Demokratike dhe me Vetëvendosjen, varësisht se çka shitet në opinionin publik.

“Pozicioni i kryetarit të ri të LDK-së si duket është thjesht dhe vetëm pozicion dhe mendim i ngushtë për LDK-në. Mirëpo i cili në instancë të fundit në afatmesëm nuk do të jetë as në të mirë të LDK-së”.

“Për bindjen time pozicionin i Lumirit është anakronik. Pra, Lumiri po mundohet ta ndërtojë një çështje që tashmë ka marrë epilog. Lufta mes Lumirit dhe VV-së për Vjosa Osmanin, në fakt është luftë për flamurin antikorrupsion”.

“Vjosa Osmani nëse e keni vërejtë ideologjikisht nuk është as LDK dhe as VV, pra është diku në mes. varësisht se çka shitet në opinion publik. Në këtë drejt kjo luftë tashmë ka marrë fund. Dhe pozicioni aposteriore, pasi të ndodhin ngjarjet për të treguar se nuk kanë faj, e vërteton gjithçka krejt akuzën që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë kundër LDK-së”.

“Në fakt ne duhet ta kemi parasysh edhe zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente, çka i bën vendit? Prej vitit 1999 e këndej e kemi një koncentrim të gjithë pushteteve që përfundojnë tek një adresë që është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti”, ka thënë Hyseni. /Insajderi.com