Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, “ku ka marrë qëndrimin e Italisë që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke”.
Ai është takuar me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Piero Fassino.
Koordinatori për dialogun tha se, kishin “Pajtim të plotë me kryetarin Fassino se dialogu duhet te dinamizohet me qellim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normalizimit të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”.
Po ashtu Hyseni potencoi se të gjitha takimet në Itali kishin fokus dialogun Kosovë-Serbi. /Insajderi.com
Ditën e dytë të qëndrimit në Rome, sot, në Parlamentin Italian u prita nga Piero Fassino, kryetar i komisionit për…
Gepostet von Skender Hyseni am Mittwoch, 14. Oktober 2020