
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë një vizitë pune në Amerikë, me zyrtarë të OKB-së ka lobuar për anëtarësim në INTERPOL.
Fillimisht Hyseni ka zhvilluar takime të ndara me Përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.
“Në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor”, thuhet në njoftim të MPB-së.
Kryese dje Hyseni i shoqëruar nga shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorinElbioRossi, me ambasadorin e Etiopisë TekedaAlemu, atë të Bangladeshit, MasudBinMomen dhe me ambasadorin e Senegalit, FodeSeck.
“Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, thuhet në njoftim.