Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka mbërritur dje në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hyseni ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm do të fillojë takimet e planifikuara, njofton Insjaderi.
Ai pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.
Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Gjithashtu Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.
Skënder Hyseni për pozitën që është emëruar ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi./Insajderi.com