Hyseni: Neser nisin takimet në Uashington

Hyseni: Neser nisin takimet në Uashington

Koordinatori Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është deklaruar pas arritjes së tij në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Hyseni ka thënë se nesër do t’i zhvillojë takimet e tij me zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, për çka edhe ka shkuar në vizitë.

“Në Washington kam mbërri sot, ndërsa takimet fillojnë nesër në mëngjes sipas orës lokale”, ka thënë Hyseni për KK.

Para se të niset drejt SHBA-ve, Hyseni ka deklaruar se këto takime po zhvillohen me qëllim të koordinimit rreth procesit të negociatave.

Madje, Hyseni ka thënë se tashmë është i dukshëm një përkushtim ndryshe nga më parë i BE-së dhe SHBA-së, që kjo çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundimisht të zgjidhet./Insajderi.com/