Tema shumë, marrëveshje një

Hyseni nga Brukseli: Marrëveshja e vetme, marrëveshja gjithëpërfshirëse

Hyseni nga Brukseli: Marrëveshja e vetme, marrëveshja gjithëpërfshirëse

Tema mund të ketë shumë dhe ato mund të diskutohen veç e veç, por marrëveshja në mes të Kosovës e Serbisë do jetë një dhe gjithëpërfshirëse.

Kështu ka thënë Skënder Hyseni, koordinatori i sapo emëruar i Kosovës në dialog me Serbinë, pas takimit me Marko Gjuri, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, njofton Insajderi.

Gjithashtu, Hyseni ka pohuar se nuk do të ketë disa marrëveshje të nënshkruara mes palëve, por do jetë veç një – ajo finalja.

Sa i përket takimit me Gjuriq-in, deklaroi se ai ishte “konstruktiv”.

“Unë thash që diskutimi ka qenë konstruktiv, nëse flasim për element specifik të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, do të na mirëkuptoni nëse nuk jap detaje sepse nuk do të ketë marrëveshje separate (të ndarë) për asnjë temë, përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai./Insajderi.com