Ish-koordinatori për Dialogun, Skender Hyseni, ka deklaruar se në programin e Qeverisë Kurti nuk përmenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë Hyseni ka pyetur se a duhet të shqetësohemi.
“Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n”, ka shkruar ai në Facebook.
“Me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje”, pyeti Hyseni.
Ai tha se programi qeverisës nuk ka mekanizma realiste.
“Është vetëm një kapërcim indiferent mbi një fushë thelbësore për rrumbullaksimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi ai. /Insajderi.com