Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka reaguar pasi kryeministri dhe politikanë tjerë votuan sot në zgjedhjet në Shqipëri.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur edhe reagimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Hyseni ka thënë se sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizon kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.
“A ka opozitë në Kosovë?!!! A e kemi përfunduar bërjen e Kosovës?!!! A egziston Kosovocentrizmi?!!! A e duam Kosovën?!!!”.
“Para se të provoj të përgjigjem në këto pyetje, dhe duke e vlerësuar dhe mirëkuptuar rezonin dhe shqetësimin e Raportuesës për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dua të pergjigjem në dilemën e saj e cila thotë se “nuk e kupton dhe e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri” Nuk i vë faj Znj. Von Cramon që nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, ndonëse besoj se ajo e kupton katërcipërisht. Dhe në fund të fundit, ka pak rëndësi a e kupton ajo këte apo jo”, tha ai.
Sipas tij, probelm thelbësor është moskuptimi i frikshëm i kësaj maskarade poltike dhe heshtja në Kosovë, karshi veprimeve që minojnë vet qenien e Kosovës.
“Heshtje gjithënadej në Kosovën tonë të frikësuar dhe të nëpërkëmbur. Kosovë, pa opozitë politike. Opozitë heshtake, vazale dhe oportuniste…..”, u shpreh Hyseni.
Tutje tha se sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizonë kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.
“Ndërsa, duke aplikuar këtu ate që në diplomaci quhet ambiguitet i qelimshëm, përgjigjet në pyetjet e mësipërme ua lë qytetarëve të Kosovës”, shkroi në fund./Insajderi.com