Hyseni takohet sot me Matthew Palmer në Departament të Shtetit

Hyseni takohet sot me Matthew Palmer në Departament të Shtetit

Koordinatori Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, sot do të takohet me të dërguarn e Departamentit të Shtetit për vendet e Ballkanit, Matthew Palmer, njofton Insajderi.

Hyseni më pas do të ketë takime me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe në Senatin Amerikan, ndërsa ka mohuar se ka të caktuar takim me Sekretarin Pompeo, për çka kishin raportuar mediet.

Ai kishte deklaruar se udhëtimi në SHBA ka të bëjë me “koordinimin e veprimeve që do ta ndihmojnë akoma më shumë dialogun” duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara dhe të involvuara në këtë proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqimisht të angazhuara dhe këtu mund të citoj zyrtarët amerikanë që ma kanë thënë personalisht që Amerika do të jetë me ju në çdo fazë të procesit deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, kishte thënë Hyseni.

Ky takim që do të zhvillohet midis Hysenit dhe Palmer, pritet të fillojë nga ora 11:00 sipas kohës lokale amerikane, respektivisht në orën 17:00 në Kosovë. /Insajderi.com/