Hyseni thotë se e ka ftuar Kurtin për ta njoftuar rreth dialogut, por nuk është përgjigjur

Hyseni thotë se e ka ftuar Kurtin për ta njoftuar rreth dialogut, por nuk është përgjigjur

Koordinatori Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se ndër akterët politikë që ka kontaktuar për t’i informuar rreth zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut, e ka ftuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por që nga ky i fundit nuk ka marrë përgjigje, njofton Insajderi.

Hyseni ka bërë të ditur se pas takimeve të tij në Bruksel dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kontaktuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike për t’iu treguar lidhur me procesin e negociatave me Serbinë, me shumë prej të cilëve ka zhvilluar takime.

“Rexhep Selimit ia kam shtruar kërkesën që Kurti të më takojë kurdo që e sheh të përshtatshme dhe të nevojshme ai që ta informoj rreth takimit në SHBA”, ka treguar Hyseni në Rubikon.

“Kam insistuar dhe do të vazhdoj të insistoj që t’i njoftoj të gjithë përfaqësuesit e partive. S’ka pasur asnjë përgjigje prej Kurtit. Menjëherë pas kthimit nga Brukseli e kam ftuar’’, ka thënë ai.

“Kam zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara për informim nga dora e parë rreth dialogut”, ka përfunduar Hyseni. /Insajderi.com/