Hyseni: Zyrtarët e lartë të LDK-së po e mbrojnë Kurtin më shumë se eksponentët e LVV-së

Hyseni: Zyrtarët e lartë të LDK-së po e mbrojnë Kurtin më shumë se eksponentët e LVV-së

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, deklaroi të shtunën se disa zyrtarë të lartë të kësaj partie po e “mbrojnë dhe rehabilitojnë” kryeministrin Albin Kurti “më shumë se sa eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje”, transmeton Insajderi.

Sa i përket kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai tha se në shumicën e rasteve nuk pajtohet me vendimet e tij.

“Më kanë lënë shumë shije të keqe paraqitjet e shumë zyrtarëve të lartë të LDK-së në media. Edhe këto dy-tri netët e fundit kam parë top-zyrtarë të lartë të LDK-së që i bëjnë mbrojtje publike, rehabilitim zotit Kurti që nuk e kam dëgjuar edhe nga eksponentët e Vetëvendosjes. Kam përshtypjen që më shumë ata po e mbrojnë Albin Kurtin se VV-ja”, theksoi Hyseni në RTV Dukagjini.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës shtoi se LVV i ka të tri pozitat shtetërore dhe sipas tij duhet një opozitë e fortë për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij, deri më tani opozita ka qenë shumë e dobët në raport me kritikat ndaj qeverisë./Insajderi.com