"Akuza të pabaza"

Hysni Gucati: Thaçi do të del i pafajshëm në Hagë

Lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj presidentit Thaçi, për t’u intervistuar të hënë, flet Hysni Gucati. Ai thotë se presidenti është i pafajshëm.

Hysni Gucati: Thaçi do të del i pafajshëm në Hagë

Hsyni Gucati, kryetari i OVL, përmes rrjetit social në Facebook, ka folur rreth shkuarjes së presidentit Thaçi të hënën në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale, ku mes tjerash Gucati ka thënë se presidenti do të shpallet i pafajshëm, njofton Insajderi.

“Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi do të dalë i pafajshëm kundër akuzave të pabaza dhe të pa qena që po iu bëhen atij dhe shumë ish luftëtarëve të UÇK-së”.

Gucati po ashtu ka shtuar se Thaçi dhe UÇK-ja janë një shembull i rrallë për t’i treguar botës se si luftohet dhe mbrohet pragu i derës nga një armik barbar siç ishte Serbia. /Insajderi.com