I arrestuari për fajde dëshironte t’ia zinte vendin Kadri Veselit në PDK

I arrestuari për fajde dëshironte t’ia zinte vendin Kadri Veselit në PDK

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, biznesmeni Rrahim Hashimi ishte i bindur në vetën e tij për më shumë se sa të qenurit biznesmen. Ai kishte njoftuar se dëshiron të bëhej kryetari i PDK-së duke marrë nën kontroll këtë parti politike.

Përmes një shkrimi të tij në Facebook kishte thënë se është i pakënaqur me zhvillimet brenda kësaj partie dhe se dëshiron të bëhet kryetar i saj.  Thoshte se dëshiron që të jetë në shërbim dhe udhëheqje të partisë të cilës ai thotë se i dha shumë. Por sipas tij disa politikan e keqpërdorën për të pasuruar për veti.

Postimi i Rrahim Hashimit në vitin 2018

Por, pa u bërë një vit i plotë nga synimi i Hashimit, ai u arrestua nga Policia e Kosovës. Krimi që ai dhe grupi i Ismet Osmanit – Curri dyshohet sipas Policisë së Kosovës që të ketë kushtuar gjashtë milionë euro.

Hashimi i cili ka qenë ish-pjesëtar i “Forcave Komando Delta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga brigada 138, para dy muajve ai kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale më 9 prill të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

Por cila është veprimtari prej biznesmeni e Rrahim Hashimit?

Rrahim Hashimi ishte arrestuar në maj të vitit 2017 nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast të penal.

Hashimi është pronar i dhjetë (10) kompanive, ku katër prej tyre shuar.

“Ëest Investigation & Advisory L.L.C”, Ëest Fashion Point”, “City Group”, Ëest Health & Medical”, janë kompanitë aktive në të cilat Hashimi ka aksione, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo mbi të rëndojnë tre aktkazua.

Ndaj Hashimit, Gjykata e Prishtinës në vitin 2017 kishte caktuar masën e arrestit prej 30 ditësh. Pasi që ai së bashku me ish-drejtorin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri kishin kërkuar ryshfet 100 mijë euro nga familjarë të zyrtarëve të akuzuar të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD), me qëllim që të njëjtëve t’u minimizohet rasti apo të përmbyllet.

Por nuk është vetëm kjo vepër për të cilën dyshohet Rrahim Hashimi. Ndaj tij ishte ngritur aktakzuë edhe për mashtrim financiar rreth 130 mijë euro.

Rasti tjetër për të cilin dyshohet Rrahim Hashimi është se kishte mashtuar me para, për ndërtimin e një spitali.

Ndërsa së fundi ai është ftuar edhe nga Gjykata Speciale, ku kishte thënë se “pavarësisht votimit të padrejtë nga Parlamenti për Ligjin e Dhomave të Veçanta, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, dhe si rrjedhojë do të respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës për aq kohë sa janë në fuqi këto ligje”.

Kurse sot ai është në mesin e të arrestuarve, me Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku dhe pesë persona tjerë. /Insajderi.com

Kush është Rrahim Hashimi – biznesmeni me tri aktakuza i arrestuar sot së bashku me Currin